INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Seks për gjyq! Pezullohet nga detyra gjyqtari i Beratit [FOTO]

Seks për gjyq! Pezullohet nga detyra gjyqtari i Beratit [FOTO]

Publikuar më: 13:28 29-06-2016

Një grua nuk ka mundur të shpëtojë nga “dhuna” e meshkujve. Pasi i është drejtuar gjykatës për tu divorcuar nga bashkëshorti, gruaja me iniciale I. T. është përballur me një tjetër kërkesë, atë të  favoreve seksuale nga Gjykatësi i Beratit Shyqyri Çobo.
Në këto kushte, gruaja e friksuar se do të humbte proçesin gjyqsor është detyruar ta denoncojë gjyqtarin. Mësohet se Shyqyri Çobo është pezulluar nga detyra e tij në Gjykatën e Beratit, pasi dyshohet për konsumimin e veprës penale të “Korrupsionit pasiv të gjyqtarit….” në formën e kërkimit të favoreve seksuale.
Është Prokuroria për Krime të Rënda Gjykata, ajo që ka vendosur masën e sigurisë “pezullim nga detyra”  për gjyqtarin Shyqyri Çobo.
Mësohet se kallëzuesja, një grua nga Berati palë në një proces civil divorci, ku gjyqtar i çështjes ishte Shyqyri Çobo. Pasi i ka premtuar avokat gjyqtari ka kërkuar miqësi duke i telefonuar dhe dërguar shpesh sms shtetases I.T  për krijimin e një lidhjeje intime. E friksuar për faktin se refuzimi i prerë nga ana e saj do të sillte si pasojë humbjen në procesin gjyqësor ku ishte palë gruaja bëri denoncimin. Sipas prokurorisë  gjyqtari Çobo kishte kryer mbi 300 telefonata në drejtim të kallëzueses, si edhe një numër të lartë mesazhesh me tekst për një periudhë 3 mujore.

Por i pyetur si person nën hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda, i dyshuari e ka mohuar faktin se mesazhet e tij kanë pasur si qëllim kërkimin e favoreve seksuale dhe se nuk ka pasur raporte jashtëgjyqësore me të pandehurën.
Ja njoftimi i Prokurorisë:
“Në vijim, nga kqyrja e aparatave dhe tabulateve telefonikë, rezulton se gjyqtari Çobo i ka dërguar shpesh mesazhe dhe e ka telefonuar kallëzuesen. Kjo e fundit, megjithëse e ka kuptuar qëllimin e gjyqtarit për krijimin e një lidhjeje intime, është ndjerë e friksuar për faktin se refuzimi i prerë nga ana e saj do të sillte si pasojë humbjen në procesin gjyqësor ku ishte pale. Në vijim të hetimeve, Prokuroria ka realizuar kqyrjen e telefonave, nga të cilët ka rezultuar se për një periudhë gati 3-mujore para kallëzimit, gjyqtari Çobo kishte kryer mbi 300 telefonata në drejtim të kallëzueses, si edhe një numër të lartë mesazhesh me tekst. Në mesazhet e dërguara nga gjyqtari konstatohet qartë tendenca e tij për të bindur kallëzueses që të krijonin një lidhje intime”.

Article Logic
Execution time: 0.0036001205444336