INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gjermani, skandal seksual në kampin e refugjatëve, vajzat shqiptare shfrytëzohen sistematikisht [FOTO]

Gjermani, skandal seksual në kampin e refugjatëve, vajzat shqiptare shfrytëzohen sistematikisht [FOTO]

Publikuar më: 19:03 28-06-2016

Ishin të shumtë shqiptarët dhe shtetas të tjerë që kanë kërkuar azil në Gjermani gjatë vitit 2015, dhe sigurisht u kthye në një çeshtje shumë problematike. Mirëpo shumë prej tyre fatkeqësisht nuk e kanë përfituar azilin, dhe shumë të tjerë vazhdojnë të qëndrojnë akoma nëpër kampe.

Një prej të cilëve është përfshirë nga një skandal seksual siç raportojnë mediat gjermane. Ngjarja ka ndodhur në Burbach, ku thuhet se ka një shfrytëzim sistematik seksual të femrave azilkërkuese. Madje flitet dhe për përdhunime. Për këtë arsye, prokuroria gjermane e këtij qyteti ka ngritur një ekip special për hetimin e kësaj çështjeje.

Policia ka akuzuar disa punonjës të Kryqit të Kuq gjerman dhe një firmë sigurie “Bewa Security”. Akuzat janë ngritur mbi deklaratat e dy vajzave shqiptare, të cilët nuk ndodhen më në kampin në fjalë.

Sipas denoncimit, punonjësit e kryqit të kuq dhe firmës së sigurisë kishin marrë dhoma me qira në zonën pranë kampit dhe aty ftonin femra emigrante. Pasi konsumonin alkool, ata i detyronin femrat që të kryenin marrëdhënie seksuale.

Hetimet nisën pas denoncimit të bërë nga një punonjës i qeverisë, që punonte si përkthyes, i cili u paraqit në polici. Kjo e fundit shkoi një hap më të tej pasi mori në pyetje palën e tretë dhe nga ku u mësua për shfrytëzim sistematik seksual të azilkërkuesve.

Shefi i prokurorisë, Johannes Daheim ka konfirmuar për gazetën gjermane “Siegener Zeitung” se deri tani janë hetuar tre raste të tilla.

Article Logic
Execution time: 0.0036630630493164