INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Favor seksual. Mësoni sa vite burg kërkon prokuroria për gjykatësin Çobo

Favor seksual. Mësoni sa vite burg kërkon prokuroria për gjykatësin Çobo

Publikuar më: 11:31 07-12-2016

Për gjyqtarin e Beratit, Shyqyri Çobo, i akuzuar se kërkoi favore seksuale në këmbim të dhënies së një vendimi, Prokuroria ka kërkuar 3 vjet heqje lirie.
Po aktualisht pritet që trupi gjykues të vendosë nëse do të marrë parasysh pretencën e Prokurorisë. Gjithësesi e nëse miratohet, gjyqtari do të përfitojë gjykimin e shkurtuar me 2 vjet.
Shyqyri Çobos, ish-gjyqtar i Beratit u pezullua për kërkim të favoreve seksuale dhe po gjykohet pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda për akuzën e “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”.
Gjyqtari veprën sipas akuzës e ka konsumuar pasi me anë të bisedave dhe mesazheve telefonike ka kërkuar favore seksuale nga një grua, të cilën po e gjykonte në një proces civil, për divorc.

Article Logic
Execution time: 0.0036311149597168