INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas akuzave për plagjiaturë zëvendësministri i Arsimit jep dorëheqjen. Reagimi i tij…[FOTO]

Pas akuzave për plagjiaturë zëvendësministri i Arsimit jep dorëheqjen. Reagimi i tij…[FOTO]

Publikuar më: 15:35 19-10-2018

Disa ditë më parë mjeku,Taulant Muka ka akuzuar për plagjiaturë, zëvendësministrin e Arsimit, Ervin Demo. Ai sot ka paraqitur dorëheqjen. Lajmin e ka bërë të ditur Demo përmes një statusi në ‘Facebook’.

Ai shkruan: “Gjatë 2 javëve të fundit jam vënë në shënjestër nga politika e baltës dhe besoj se në radhë të parë më takon të vë interesat e kabinetit qeveritar mbi interesin tim personal. Unë i jam thellësisht mirënjohës Kryeministrit për mbështetjen e tij të pakushtëzuar, të Ministres së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve po ashtu, si edhe të gjithë atyre që ma bënë kaq sfiduese, dinamike e të bukur pse jo, këtë fazë të karrierës sime. Çdo argumentim nga ana ime kundër baltosjes në pozicionin që jam sot, do të paragjykohej vetiu dhe do linte vend për keqinterpretime, nëse unë do të mbetesha në pozicionin tim. Besimi e mbështetja e deritanishme, më mjaftojnë e teprojnë kur thotë populli. Besoj fort që koha do t’i vërë më shpejt se vonë gjërat në vend dhe unë do të jem në pozicionin e duhur për ta ndihmuar këtë proces.”

ervin.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030579566955566