INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë thotë Stresi në përgjimet e Prokurorisë: Dua të iki jashtë…

Çfarë thotë Stresi në përgjimet e Prokurorisë: Dua të iki jashtë…

Publikuar më: 15:22 19-10-2018

Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi ishte person nën hetim prej kohësh për një armë zjarri që ka gjetur policia pranë gjimnazit “Partizani” në korrik të këtij viti.

Prokuroria ka zbardhur disa nga përgjimet ku Stresi i drejtohet grupit Bajri në Shkodër.

“Më ndihmoni të iki jashtë se policia po me përgjon, se sa pashë që po më afroheshin unë e hodha armën”, ka thënë në telefonatën e bërë me një nga anëtarët e bandës Bajraj, Stresi, bisedë e përgjuar nga prokuroria e Krimeve të Rënda.

Dy ditë më parë këngëtari u arrestua në një hotel ku iu gjet një armë dhe një sasi e vogël kokaine, ndërsa është i dyshuar si i përfshirë në grupe kriminale.

Article Logic
Execution time: 0.0037720203399658