INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Klientët e lokalit qëllojnë me shishe birre policët, që po prangosnin shqiptarin hajdut

Klientët e lokalit qëllojnë me shishe birre policët, që po prangosnin shqiptarin hajdut

Publikuar më: 14:54 19-10-2018

Policia e Riminit, arrestoi një 37-vjeçar shqiptar mëngjesin e të premtes. Shqiptari kishte  grabitur një ditë më parë një tunizian. Afrikani i identifikuar gjatë një kontrolli rutinë në një banesë, u tha agjentëve se çfarë kishte ndodhur natën ndërmjet të mërkurës dhe të enjtes, duke dhënë gjithashtu një përshkrim të saktë të njeriut që e kishte plaçkitur. Në orën 4.45 të mëngjesit të së premtes policia gjurmoi, në zonën e stacionit, dhe pa shqiptarin duke hipur në biçikletë. Por ndërkohë që policia tentoi ta arrestonte shqiptari u mundua të largohej. Ai u përpoq të ikte drejt Marina Centro, por u ndalua nga reagimi i menjëhershëm i policëve, të cilët arritën tek ai.  Ai kundërshtoi punonjësit e policisë duke i gjuajtur ata me grushte e shkelma ndërkohë që disa persona që po pinin birrë në lokal filluan të godisnin punonjësit e policisë me to. Megjithatë, 37-vjeçari shqiptar u arrestua për grabitje, rezistencë dhe lëndime ndaj një zyrtari publik. Policia po kryen kontrolle në bar dhe hetime për të identifikuar protagonistët e fillimit të shisheve.

Article Logic
Execution time: 0.0027110576629639