INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ç’po ndodh mes Maqedonisë dhe Serbisë? Serbët largojnë diplomatët

Ç’po ndodh mes Maqedonisë dhe Serbisë? Serbët largojnë diplomatët

Publikuar më: 09:29 21-08-2017

Pa dhënë asnjë detaj deri më tani, Serbia ka tërhequr të gjithë stafin diplomatik nga Maqedonia. Mediat lokale raportojnë se Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka marrë një  notë diplomatike nga ambasada serbe, me anë të të cilës i është bërë i ditur se stafi i ambasadës është thirrur nga konsulta në Beograd.
Në një komunikatë të Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë, shkruhet se nuk janë bërë të ditura arsyet  e largimit të stafit diplomatik të Serbisë.

“Në përputhje me rregullativat relevante të Konventës së Vjenës për Marrëdhënie diplomatike, institucionet e Republikës së Maqedonisë kanë ndërmarrë masa për mbrojtjen e ambasadës në aspektin e sigurisë dhe integritetit”, thuhet në njoftimin e ministrisë, të postuar nga mediat vendase.

Article Logic
Execution time: 0.0036470890045166