INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdes që në mëngjes një pushues, zbulohet EMRI

Vdes që në mëngjes një pushues, zbulohet EMRI

Publikuar më: 09:27 02-09-2019

Një i moshuar është mbytur mëngjesin e sotëm në plazhin e Shëngjinit. Viktima është identifikuar si Esnik Marlika nga Kruja.

Policia ka dhënë detajet e para lidhur me vdekjen e pushuesit mëngjesin e sotëm në plazhin e Shëngjinit.

Sipas bluve, viktima është identifikuar si B. Marlika, 78 vjeç, banues në Krujë. Ai ka hyrë në det për tu larë dhe dyshohet se 78-vjeçari është ndjerë keq nga ana shëndetësore dhe rrugës për në spital kur po transportohej me ambulancë, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor në vendngjarje, vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.0044209957122803