INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shëngjini u shkrumbua/ Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme arrestimet e para

Shëngjini u shkrumbua/ Dyshime për zjarrvënie të qëllimshme arrestimet e para

Publikuar më: 11:18 24-08-2019

Për shkak të zjarreve që dogjën prej tre ditësh një pjesë të madhe të kurorës së gjelbër në Shëngjin policia u vu në lëvizje. Deri tani ka arrestuar dy persona të dyshuar për djegien e qëllimshme të pyllit në Malin e Shëngjinit.

Sipas policisë shtetasit M.I. 34-vjeç dhe A.U. 24-vjeç nga Shëngjini u kapën në flagrancë nga forcat e rendit të qarkut të Lezhës. Pretendohet se të dy kanë ndezur qëllimisht zjarrin në mbrëmjen e së enjtes me qëllim hapjen e kullotave për bagëtitë dhe prerjen e pemëve për t’i shitur më pas.

Gjithashtu, u referuan materialet hetimore për proçedim penalisht edhe ndaj shtetasit K.M. banues në Tresh - Lezhë, sepse dyshohet që i ka vënë zjarrin një sipërfaqe toke rreth 500 m2 ku nga zjarri është djegur edhe rrethimi me shkurre i stanit të bagëtive të tij.

Materialet procedurale hetimore në ngarkim të shtetasve lartpërmendur, u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë.

Article Logic
Execution time: 0.0031709671020508