INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U lirua dje para kohe, sot shpallet në kërkim ‘i tmerrshmi i Beratit”, arrestohet drejtori i burgut

U lirua dje para kohe, sot shpallet në kërkim ‘i tmerrshmi i Beratit”, arrestohet drejtori i burgut

Publikuar më: 10:45 30-07-2019

Lulzim Caka i njohur ndryshe si “i tmerrshmi i Beratit” është shpallur në kërkim -nga policia vetëm një ditë pas lirimit.

57-vjeçari është liruar nga burgu katër muaj para afatit dhe për këtë arsye u ngrit një komision verifikimi që zbuloi se ai ishte liruar më herët.

Për këtë u arrestua në flagrancë drejtori i burgut të Lushnjes, Judmir Shurdha, për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre si dhe u shkarkuan  zyrtarë të tjerë.

Në një deklaratë për mediat ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj u shpreh se Caka u lirua 4 muaj e 22 ditë përpara shlyerjes së plotë të dënimit për shkak të përllogaritjes në mënyrë të gabuar nga ana e kartelistit të burgut Lushnjë dhe lëshimit të urdhrit të lirimit në mënyrë të kundraligjshme nga drejtori.

Lulzim Caka, i njohur si “i tmerrshmi i Beratit”, është pa dyshim një nga njerëzit më të lakuar të periudhës më të vështirë para, gjatë dhe pas 1997-s, atëherë kur bandat kriminale dolën në skenë

.Ndaj Lulzim Cakës rëndojnë një sërë ngjarjesh të frikshme.Ngjarja më e tmerrshme është ajo e rrëmbimit të nënës së tij, Xhevrie Caka dhe masakrimit të saj, pasi ajo kishte shkuar për të takuar të birin që ndodhej i arrestuar në Fier. Gruaja u rrëmbye në derën e komisariatit në vitin 1999, dhe pas torturave u gjet e masakruar në pyllin e Semanit.

Pas këtij krimi, Lul Caka u betua për hakmarrje dhe e realizoi punën e vet më të madhe kriminale, pasi u betua dhe u arratis nga burgu për këtë qëllim. Në mes të fshatit Samaticë vrau dy nga autorët, Valter Bega dhe Mariglen Cami.

Lulzim Caka u soll në Shqipëri me një marrëveshje ekstradimi me Italinë në vitin 2003, dhe pas 16 viteve burgim tashmë konsiderohen të shlyera 25 vitet e dënimit.

Article Logic
Execution time: 0.0020689964294434