INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krijohen lentet që zmadhojnë pamjen me komandën e syve tuaj. Ja si funksionojnë

Krijohen lentet që zmadhojnë pamjen me komandën e syve tuaj. Ja si funksionojnë

Publikuar më: 10:57 30-07-2019

Imagjinoni një të ardhme në të cilën nuk do t’ju duhen dylbi ose aparate fotografike për të parë më nga afër një pamje të cilën me sy të lirë nuk e shihni dot. Kjo nuk do të jetë më imagjinatë pasi Shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë kanë krijuar lentet si lupë, të cilat pasi vendosen në sy mund të zmadhojnë dhe zvogëlojnë pamjen duke marrë komanda nga sinjalet elektrike të syve.

Në terma më të thjeshtë, shkencëtarët matën sinjale elektrokulografike të krijuara kur sytë bënë lëvizje specifike (lart, poshtë, majtas, djathtas) dhe krijuan lente të buta biometrike që iu përgjigjën direkt atyre impulseve elektrike.

Të gjithë personat që i mbajnë lentet si lupë, janë të aftë të zmadhojnë objektet thjesht duke pulitur sytë dy herë.

Me këtë shpikje, shkencëtarët e Universitetit të Kalifornisë shpresojnë se një ditë kjo lente mund të përdoret tek sytë protezë, aparatet fotografike, syzet, e madje edhe tek robotët në të ardhmen.

Deri tani kjo shpikje e shkencëtarëve të Universitetit të Kalifornisë është ende duke u testuar, por ata shpresojnë se shumë shpejt do të jetë gati për ta nxjerrë në shitje për të gjithë.

Article Logic
Execution time: 0.0034830570220947