INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje të policisë për shkrumbimi e anijes në Karaburun dhe për gjendjen e njerëzve që ndodheshin brenda [FOTO]

Detaje të policisë për shkrumbimi e anijes në Karaburun dhe për gjendjen e njerëzve që ndodheshin brenda [FOTO]

Publikuar më: 08:56 29-07-2019

Një anije mori flakë në orët e para të mëngjesit në Karaburun. Pas disa orësh policia Kufitare e Vlorës jep disa detaje nga djegia e anijes turistike. Përmes një njoftimi për media, policia bën me dije se u ka ardhur në ndihmë 5 shtetasve të cilëve iu rrezikua jeta si pasojë e zjarrit të rënë në mjetin lundrues në të cilin ndodheshin.

Sipas policisë mjeti lundrues i “Aqua Marine” duke qenë se punon me turistët nga Moli i Vlorës drejt Karaburunit, për shkak të problemeve me motin është shkëputur nga Moli i Vlorës në fundjavë dhe është ankoruar në Karaburun, me qëllim që të ishte e përgatitur për lëvizjen e turistëve atje.
“Në orët e para të mëngjesit në Karaburun pranë plazhit të Shën Vasilit, në këtë mjet lundrues ka rënë zjarr duke u rrezikuar jeta e disa shtetasve”- njofton policia.
Policia Kufitare sqaron me mjetet e saj lundruese, nën drejtimin orientues të QNOD Durrës, shkoi në ndihmë të personave që kërkuan ndihmë, duke bërë të mundur konstatimin e mjetit lundrues pranë gjirit të Dhimokushtës dhe shpëtimin e sigurt të personave në bordin e saj.
“Në këtë mjet lundrues ndodheshin 5 persona, të cilët nuk kanë probleme dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Si pasojë e flakëve, mjeti lundrues është djegur pothuajse plotësisht”- njofton policia.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave dhe zbulimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

annnnnokok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030279159545898