INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpëtohet peshkarexha në Karaburun, në bord ishin dy të rritur e një fëmijë [FOTO]

Shpëtohet peshkarexha në Karaburun, në bord ishin dy të rritur e një fëmijë [FOTO]

Publikuar më: 16:42 07-07-2018

Një peshkarexhë që rrezikonte mbytjen në ujërat pranë Karaburunit, në Vlorë, është shpëtuar nga Roja Bregdetare e Forcës Detare të Shqipërisë.

Ministria e Mbrojtjes njofton se në bordin e peshkarexhës ndodheshin dy persona të rritur dhe një fëmijë.

“Peshkarexha “Aurora 1” kishte pësuar defekt dhe kërkoi ndihmë. Anija e Forcës Detare rimorkioi peshkarexhën në portin e saj të daljes në Triport”, sqaron ministria.

Mësohet se në këtë operacion shpëtimi ka dhënë ndihmën e saj edhe Policia kufitare dhe Migracionit, me një prej mjeteve të strukturave të saj.

2.jpg

deti.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0039148330688477