INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kosova e vendosur: Në marrëveshjen me Serbinë kurrë s’do të ketë amnisti për vrasjet e përdhunimet e kohës së luftës

Kosova e vendosur: Në marrëveshjen me Serbinë kurrë s’do të ketë amnisti për vrasjet e përdhunimet e kohës së luftës

Publikuar më: 16:07 07-07-2018

Shefi i Stafit të Presidencës, Bekim Çollaku thekson se në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë nuk do të ketë kurrfarë amnistie për veprat që lidhet me krimet e luftës, gjenocidit e krimeve kundër njerëzimit.

Ky reagim i Çollakut vjen pas një përgjigje të Presidencës, ditë më parë, ku thuhej se disa vepra penale mund të amnistohen në Marrëveshjen Ndërkombëtare që do të arrihet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Për hir të sqarimit të opinionit publik, por mbi të gjitha për hir të së vërtetës dhe respektit e përuljes ndaj atyre që humbën më të dashurit e tyre, atyre që kanë përjetuar krimet më mizore gjatë luftës, më lejoni që sqaroj një gjë të cilën e dinë të gjithë. Kurrë nuk do të ketë amnisti për ata që kanë kryer krime te luftës ( vrasje, tortura e përdhunime) në Kosovë”, nënvizoi Çollaku për mediat e Kosovës.

Ai u ka bërë thirrje atyre që janë të përfshirë në procesin e dialogut të kenë kujdes kur flasin për tema të ndjeshme që ndërlidhen me dialogun.

Çollaku u ka bërë thirrje të gjitha partive politike të bëhen pjesë e dialogut si mundësi për të ndihmuar Shtetin e Kosovës.

Article Logic
Execution time: 0.0036361217498779