INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Çfarë po ndodh në Bashkinë e Fierit? Ruçi shkon që në mëngjes

Çfarë po ndodh në Bashkinë e Fierit? Ruçi shkon që në mëngjes

Publikuar më: 09:50 29-07-2019

Mëngjesin e sotëm është është konstituuar Këshilli Bashkiak i Fierit, ndërsa më pas u betua për mandatin e dytë Armando Subashi nga Partia Socialiste.

Në mbledhje kanë marrë mandatet 51 këshilltarë, nga të cilët 48 kanë marrë mandatin nga PS, 2 anëtarë të Demokracisë Sociale dhe një këshilltar nga Partia Social Demokrate.
I pranishëm në konstituim ndodhej edhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi deputet i zgjedhur në këtë qark në zgjedhjet e 2017.
Mësohet se mbledhja nuk është shoqëruar me incidente si në rastin e Devollit. Kjo bashki është rrethuar nga forcat policore, ndërsa në ambientet e jashtme të saj janë protestues të opozitës.
Opozitarët kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë hyrjen e kryebashkiakëve të majtë në ato bashki që që deri më tani janë drejtuar nga opozitarë.

Article Logic
Execution time: 0.0036308765411377