INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Policia u kthen qytetarëve plazhin e Shëngjinit, procedohen 7 biznesmenë [VIDEO]

Policia u kthen qytetarëve plazhin e Shëngjinit, procedohen 7 biznesmenë [VIDEO]

Publikuar më: 10:04 16-08-2019

Policia e Shtetit vijon aksion në gjithë vijën bregdetare për të liruar plazhet nga abuzuesit.

Në aksionin në Shëngjin, policia ka liruar rreth 2800 metra katror plazh të zaptuar në mënyrë të paligjshme, si dhe janë sekuestruar 542 shezlongë e 271 çadra.

Ndërkohë, janë vënë nën hetim 7 përfaqësues ligjor subjektesh për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave”.

Operacioni po vijon çdo ditë, me shtrirje në të gjithë zonat bregdetare, në territorin e Qarkut Lezhë.

Article Logic
Execution time: 0.0044698715209961