INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gurët bien nga mali, godasin autobuzin në Shëngjin, dy të plagosur [FOTO]

Gurët bien nga mali, godasin autobuzin në Shëngjin, dy të plagosur [FOTO]

Publikuar më: 09:13 06-06-2018

Një masiv gurësh ka rënë në rrugë, në hyrje të qytetit të Shëngjinit, duke plagosur dy persona.

Ngjarja është shënuar në vendin e quajtur Knalla, në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure.

Mësohet se gurët kanë goditur një autobus i cili po transportonte punëtorë të fabrikës së peshkut.

Dhe siç duket nga fotot është dëmtuar pjesa e prapme e automjetit.

Mësohet se 21-vjeçarja e plagosur është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, kurse e plagosura tjetër po merr ndihme mjekësore në Lezhë.

I pyetur nga mediat shoferi i autobuzit është shprehur se nuk kishte parë kurrë një rast të tillë duke paralajmëruar se edhe gurë të tjerë mund të bien.

3.PNG

2.PNG

autobus.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0035510063171387