INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
16 mijë euro për në Angli, goditet grupi kriminal në Elbasan

16 mijë euro për në Angli, goditet grupi kriminal në Elbasan

Publikuar më: 09:17 06-06-2018

Siguronin kalimin e personave të ndryshëm jashtë Shqipërisë përmes falsifikimit të pasaportave, për të cilat merrnin 10 deri në 16 mijë euro. Policia e Elbasanit në kuadër të operacionit të koduar "Premtimi" ka arrestua dy persona. Shtetasit Musa Rama, 60 vjeç dhe Arben Hako 51 vjeç, rezultojnë të jenë të dënuar edhe më parë. "Këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin kryenin këtë aktivitet kriminal prej disa kohësh në territorin e Shqipërisë, përkundrejt përfitimit ku mundësonin dërgimin e shtetasve të ndryshëm në drejtim të Anglisë, Gjermanisë e vendeve të tjera të Europës, duke e bërë të mundur me falsifikimin e dokumenteve dhe përdorimin e formave dhe metodave të tjera, përkundrejt shumave në vlera 10 mijë deri në 16 mijë euro për person", thuhet në njoftimin e policisë. Nga kontrolli në banesat e të arrestuarve janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale një automjet me targa AA 630 OD, shtatë telefona celularë, 14 pasaporta biometrike të shtetasve të ndryshëm, 80 copë dokumente në gjuhën Shqipe dhe Gjermane, 35 copë certifikata personale dhe familjare shtetasish të ndryshëm si dhe 13 copë certifikata shkolle dhe trajnimesh , dhe një sasi parash prej 850 euro.

Article Logic
Execution time: 0.0034780502319336