INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdes nga fruthi 12 vjeçari, motra e vëllai drejt Tiranës me helikopter në gjendje të rëndë

Vdes nga fruthi 12 vjeçari, motra e vëllai drejt Tiranës me helikopter në gjendje të rëndë

Publikuar më: 16:47 27-03-2018

Një 12 vjeçar nga Fushë –Arrëzi ka humbur jetën gjatë ditës së sotme. Sipas të dhëna të para mësohet se djali 12 vjeçar prej disa ditësh ishte prekur nga fruthi, ndërsa fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë. Mësohet se 12 vjeçari ka gjetur vdekjen në shtëpi ndërsa dyshohet se shkak ka qënë pikërisht prekja e tij nga fruthi që i ka marrë jetën edhe pse autoritetet shëndetësore nuk e kanë konfirmuar ende vdekjen e 12-vjeçarit nga fruthi.
Por fatkeqësisht edhe motra e vëllai i 12 vjeçarit që humbi jetën janë të prekur nga fruthi. Pas ndarjes nga jeta të 12 vjeçarit është kërkuar ndihmë e specializuar nga Tirana. Për këtë qëllim mësohet se vëllai dhe motra tjetër 9 dhe 15 vjeç po transportohen në gjendje të rëndë me helikopter në Tiranë.
Kjo nuk është viktima e parë nga fruthi në vendin tonë. Dy foshnje pak muajshe kanë humbur jetë në spitalin Nënë Tereza, pasi ato nuk kishin bërë vaksinën pasi nuk kishin mbushur ende moshën. Ndërkohë në vendin tonë u regjistrua një numër i lartë fëmijësh pro dhe të rriturish të prekur nga fruthi.

Article Logic
Execution time: 0.004396915435791