INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vdekja e Florencit, Ambasada franceze: Ngjarja do të zbardhet plotësisht

Vdekja e Florencit, Ambasada franceze: Ngjarja do të zbardhet plotësisht

Publikuar më: 17:42 24-12-2017

Për herë të parë Amabasada Franceze në Tiranë ka reaguar lidhur me vdekjen e 23-vjeçarit Florenc Beqiraj i cili humbi jetën në një spital Marsejë të Francës.

Pas protestës së shoqërisë civile dhe qytetarëve ambasada shpreh ngushëllime për familjarët dhe i siguron ata që do të kryhet autopsia për zbulimin e rrethanave të vdekjes së 23-vjeçarit.

Ambasada shprehet se hetimet do të vazhdojnë dhe ngjarja do të zbardhet plotësisht.

Këtë të dielë qytetarë të shumtë marshuan nga kryeministria drejt ambasadës franeceze në Tiranë ku kërkuan drejtësi për 23-vjeçarin nga Shkodra për të cilin ende nuk dihet sesi arriti në atë gjendje teksa ishte në një burg.

Article Logic
Execution time: 0.0038430690765381