INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili, ‘Shqipëria jeton akoma nën një kryeministër të ‘13 edhe prej ambasadorëve’

Vasili, ‘Shqipëria jeton akoma nën një kryeministër të ‘13 edhe prej ambasadorëve’

Publikuar më: 15:22 09-07-2019

Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili duket se i ka dalë në krah kryebashkiakes Voltana Ademi, e cila ka kërkuar ndërhyrjen e ndërkombëtarëve për të marrë në qeverisje Shkodrën. Por mes tyre ka edhe ndarje. Vasili thotë se edhe sot Shqipëria jeton akoma nën një kryeministër të 1913. Kjo sipas Vasilit ëhstë mundësuar edhe nga disa ambasadorë që në Shqipëri kanë bërë vetëm pushime.
“Shqipëria jeton akoma (edhe për shumë pak kohë) nën një kryeministër të 1913 edhe sepse disa ambasadorë kanë bërë vetëm e vetëm pushime në Shqipëri, mos e dhënte zoti të sponsorizuar nga vetë kryeministri që bën votime moniste që s'gjenden më as në Afrikën e zezë”, shkruan Vasili në Facebook, duke i akuzuar përfaqësuesit e huaj në Tiranë edhe për mos reagim për votimet e 30 qershorit.
“Këto votime për faqe të zezë ku kryeministri vjedh edhe veten e bëhet gazi i botes disa nuk i shohin. Dhe pastaj na thone didaskalirat e integrimit europian, Integrim europian me monizem ua ua ua”, thotë nënkryetari i LSI.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036919116973877