INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sarajevë/ Meta përplaset me kryeministren e Serbisë për Kosovën

Sarajevë/ Meta përplaset me kryeministren e Serbisë për Kosovën

Publikuar më: 14:56 09-07-2019

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në Samitin e SEECP në Sarajevë, ku ka shprehur keqardhjen e tij që Kosova nuk ka marrë pjesë në të. Presidenti theksoi se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe duhet të trajtohet me respekt.

“Tani është koha e duhur, që jo vetëm Bosnja dhe Hercegovina, që duhet të kishte bërë të gjitha përpjekjet për të garantuar pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Samit, por edhe çdo vend tjetër të bëjë përpara në drejtim të njohjes dhe pranimit të këtij realiteti. Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran dhe duhet të trajtohet me respekt, para së gjithash nga vetë fqinjët e saj.”, tha Meta ndër të tjera.

Pas këtij fjalimi i menjëhershëm ishte edhe reagimi i kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiç e cila i është përgjigjur me ironi Presidentit shqiptar.

“Në këtë tryezë ka disa vende që nuk e njohin Kosovën, – tha ajo, – dhe unë sugjeroj që të mos ketë përplasje për këtë çështje mes shteteve të tjera. Më vjen keq që përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të Prishtinë nuk janë këtu. Kjo tregon se çfarë bashkëpunimi dëshiron Prishtina”, tha ajo.

 Kosova e refuzoi ftesën që i ishte drejtuar nga kryetari i Presidencës së Bosnjës, Milorad Dodik, pasi në të Hashim Thaçi nuk ftohej si President i Kosovës.

Article Logic
Execution time: 0.0038630962371826