INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kryeministrja e Serbisë dhe partnerja e saj presin një fëmijë…

Kryeministrja e Serbisë dhe partnerja e saj presin një fëmijë…

Publikuar më: 11:01 05-02-2019

Me siguri të gjithë e njihni sadopak kryeministren e Serbisë Ana Branbic. Për 43-vjeçaren është folur shumë për orientimin e saj seksual
sesa për punën në Kryeministri.

Brnabiç është lezbike dhe bashkëjeton me partneren e saj, mjeken seksi Milica Djuriç, e cila është disa vite më e re se kryeministrja e Serbisë.

Të dyja sipas mediave serbe po përjetojnë një lidhje dashurie të fortë dhe së shpejti do të bëhen prindër.

Gazeta serbe “Gloria” raporton se Milica ka ngelur shtatzënë nëpërmjet fekondimit artificial dhe kjo është arsyeja pse prej disa muajsh tashmë ajo nuk është parë në publik përkrah partneres Ana Brnabiç.

“Gloria” ka mësuar nga Qendra Klinike e Serbisë, më saktësisht në Qendrën për radiologji dhe rezonancë magnetike, ku është e punësuar Milica se ajo ka marrë pushimet e shtatzënisë.

Ndërkohë, kryeministrja serbe nuk e ka komentuar lajmin.

Article Logic
Execution time: 0.0036680698394775