INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pas deklaratave kritike të eurodeputetëve Petrit Vasili i quan turistë politikë

Pas deklaratave kritike të eurodeputetëve Petrit Vasili i quan turistë politikë

Publikuar më: 14:32 28-02-2019

Nga selia e LSI, Petrit Vasili i renditi disa faktet që hedhin poshtë deklaratat e delegacionit të PE në veçanti ato të Flencenstein.
Vasili mes të tjerash i quajti anëtarët e delegacionit si turistë politikë që rrëmbejnë dieta.
"Për të rifreskuar memorien e disa eurodeputetëvë dhe në mënyrë të veçantë Knut Flecenstein. Vota në Shqipëri është e vjedhur, ka një dosjen 339 dhe mbahet e bllokuar. Publikimin e kanë bërë Zëri i Amerikës. Kanë folur në anglisht e gjermanisht çudi e madhe që këta zotërinj nuk i kanë dëgjuar. Fajtorët i njeh gjithë Shqipëria. Shteti ligjor është shkatërruar që e njohin të gjithë shqiptarë, çuditërisht nuk e njohin europianët. Opozita është e palëkundër të bëjë kompromis. Shqipëria nuk duhet të jetë një vend i përbuzur, për të rrëmbyer dieta shërbimesh siç vinë e ikin këta turistë politikë. Për këtë opozita është në rrugë dhe do të vazhdojë të ketë një shami në dorë për të fshirë të gjithë sytë e eurodeputetëve", tha Vasili.

Article Logic
Execution time: 0.0036709308624268