INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Spiropali në krah të eurodeputetëve, ''rrënuan opozitën''

Spiropali në krah të eurodeputetëve, ''rrënuan opozitën''

Publikuar më: 14:38 28-02-2019

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali del në krah të delegacionit të PE. Ajo tha se 7 eurodeputetët folën troç fare duke rrënuar pikë për pikë çdo pretendim të opozitës.
Ajo akuzoi se opozita po e bën copë Shqipërinë në sytë e botës, por shqiptarët nuk e meritojnë.
“Njerëz të dëshpëruar që bëjnë gjëra të dëshpëruara. Sipas tyre Shqipëria qenka shtëpia e shqiptarëve dhe eurodeputetët qenkan turistë me vështrim të turbulluar. Ata po e bëjnë copë Shqipërinë në sytë e botës në skenat turpshme të goditjes me kokë të mureve të institucioneve. Gjynah! Shqipëria e shqiptarët nuk e meritojnë. Për hir të karrierës së Lulzim Bashës dhe frikës që ka nga drejtësia. Sillet si ndonjë organizatë e PPSH në ndonjë fshat i humbur. Është momenti për të qenë bashkë dhe jo rasti për të bërë kamikazin që të hidhet në erë procesi i negociatave. Opozitën nuk e zgjedhim ne, jemi këtu për dorën e shtrirë”, than ë deklaratën e saj për media Spiropali.

Article Logic
Execution time: 0.0035881996154785