INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Elisa Spiropali tha që nuk e ka patur kurrë mik Saimir Tahirin, por del video kur ata këndonin së bashku [VIDEO]

Elisa Spiropali tha që nuk e ka patur kurrë mik Saimir Tahirin, por del video kur ata këndonin së bashku [VIDEO]

Publikuar më: 23:20 17-01-2018

Saimir Tahiri i ka humbur të gjitha funksionet e tij në Partinë Socialiste dhe tashmë nuk është më pjesë e saj, pasi u akuzua si pjesë e një skandali droge. Dhe shpesh herë, anëtarët e PS-së janë pyetur në lidhje me këtë çështje të Tahirit si dhe marrëdhënien e tyre. E fundit ishte Elisa Spiropali, e cila e ftuar në emisionin e mëngjesit “Vila 24” ka treguar me Tahirin nuk kanë qenë kurrë miq.

“S’kam patur asnjëherë marrëdhënie miqësore me Tahirin, por një respekt të ndërsjelltë për punën në PS”, – tregon Spiropali.

E pyetur për dosjen “Tahiri”, deputetja shprehet: “Është një frymë jo e mirë për punët që politika i fut hundët, të gjitha ndikimet e tjera janë luftë politike për të shkarkuar kundërshtarin”.

Por në videon e mëposhtme mund të shihni Saimir Tahirin dhe Spiropalin duke kënduar në një duet këngën “Ëndërroj”.

Është një video që i përket muajve të parë të fushatës së 2017-ës ku pas takimit në sheshin “Skënderbej” që Partia Socialiste pati me të rinjtë që votojnë për herë të parë, përfaqësues të kësaj force politike dhe të rinj të FRESSH zgjodhën të festonin në mbrëmje në ambientet e një klubi me muzikë live në kryeqytet.

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049