INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tiranë, piratonin programet televizive, 3 në pranga

Tiranë, piratonin programet televizive, 3 në pranga

Publikuar më: 10:06 18-01-2018

Tre persona janë arrestuar nga policia e Tiranës pasi akuzohen për mashtrim kompjuterik.

Gjatë operaciont të koduar ‘Dream box’ janë sekuestruar 57 aparate Dream Box dhe Smart box, një automjet tip Volkswagen Pasat AA 294 CG, 180.000 lekë të vjetra dhe 3 USB.

Ndërsa në pranga ranë 45 vjeçari Kristo Taka, Valer Pinderi 31 vjeç dhe Benard Xhuri 45 vjeç.

Ata akuzohen për veprën penale ‘ Mashtrim kompjuterik’, 'Fshehja e të ardhurave' dhe ‘Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale’

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Article Logic
Execution time: 0.0037250518798828