INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Debati i plotë dhe i padëgjuar, mes kreut të LRI dhe Elisa Spiropalit

Debati i plotë dhe i padëgjuar, mes kreut të LRI dhe Elisa Spiropalit

Publikuar më: 10:45 29-07-2016

Një debate i fortë ka shpërthyer ditët e fundit mes të riut të LSI, njëheresh kreut të LRI me ish drejtoreshën e Doganave, Elisa Spiropalit.
Gjithçka nisi kur Spiropali reagoi në lidhje deklaratë e bërë nga Meta nga SHBA, ku mori pjesë në konventën e demokratëve amerikanë, kur tha se: “Një votim i cili mund të quhet një konsensus patriotik që nuk duhet helmuar me reagime e deklarata si parlamentin e djeshëm”.
Por Spiropali, referuar konsensusit patritotik për të cilin flet Meta, pa e përmendur kreun e kuvendit dhe të LSI me emër, tha se konsensusi u arrit nga frika dhe jo nga patriotizmi.

Ja ç’tha Erisa Spiropali:“Nëse do ekzistonte konsensusi patriotik atëherë nuk do ekzistonin patriotët! Patriotet çajnë male për të kaluar trenin e historisë dhe nuk bëhen mullar së bashku nga frika se i ha bajlozi i matanë oqeanit. Më falni po unë kam shumë respekt për patriotët dhe e kam të pamundur t'i shoh Samiun e Abdylin, Ismail Qemalin apo Fan Nolin, si paraardhës të konsensusit të prodhuar nga trysnia ekstreme e superfuqive aleate, që shkoi deri në paralajmërimin publik të SHBA për futjen në listën e zezë të Presidentit Obama të atyre që sot na tregojnë patriotizmin konsensual! Amerikanët thonë në këto raste: Give me a break! Shqiptarçe thuhet ndryshe, por s'kam konsesusin e partisë për të folur për këtë punë, kështu që po e lë me kaq”.

Kjo deklaratë su “përtyp” nga Klevi Pojana i LRI dhe reagoi ashpër, duke i përmendur Elisës luksin në të cilin jeton pas punës në dogana dhe duke e akuzuar hapur për vjedhje.

Ja ç’shkroi Pojana me ironi: “Gjyshja më mori e gëzuar në telefon, më tha se ishte kënaqur që një vajzë e re kishte folur sot për patriotizmin! Ishte ndjerë e vlerësuar por nga vitet ndër supe, dëgjimi i është dobësuar dhe më tha t’i thoja se kush ishte! I thashë se ishte Elisa, ajo bëri çmos që dhe anglezet e ardhur në dogana t’i shqiptarizonte, dhe ja doli! Nënës i kishte mbetur si halë, një deklaratë e Elisës për çantën “LV” që gjoja e kishte marrë te gabi dhe duke qenë se atje se kishte parë asnjëherë i hipën nervat, i kishte vënë vizën si gënjeshtare! Thuaj asaj pispiruqes, se patriotizmin mua s’ma vodhi as italiani e as gjermani, na u bë kjo të tallet me ne dhe ma mbylli telefonin! Si thash dot që Elisa s’është më drejtoreshë, e ka lënë gjyshe, dha dorëheqjen për arsye ‘patriotike’, s’ka ç’të të vjedhi më tani!”
Po Spiropali se la me kaq dhe ka shkruar: “Për t’u dhënë një shembull të rinjve sesi të shkëputen përfundimisht nga politika e baltës, si dhe për të testuar sistemin e ri të drejtësisë, të propozoj e dashur Elisa, të kallëzosh penalisht për shpifje Klevi Pojanën, nënkryetarin e LRI. Të lutem mos thuaj po ç’të merresh me një çapaçul që shpif si ta kishte pjellë barku i Berishës, por bëje këtë edhe për të gjithë ne të tjerët”, më shkruante sot një vajzë e shkëlqyer e FRESSH-it, nxënëse në gjimnazin “Ismail Qemali”. Në fakt s’do e kisha sjellë në vemendje këte mesazh nëse do ishte e vetmja. Janë disa që e paskan lexuar e janë shqetësuar nga ky djali në fjalë dhe më ankoheshin sot. U bëra kurioze dhe e lexova edhe vete. S’ia vlen fare, një Fahri Balli i vockël në tentativë me nje mllef më te sinqertë se Farua po me një fjalor më të varfër se Sala. Kohë e humbur vajza e djema te FRESSH-it, prandaj më shumë higjienë në përzgjedhjen e leximeve nga rrjetet sociale. Ka kohë për kallëzime penale. Reforma në drejtësi sapo ka nisur”.
Klevi Pojana pas këtij stausi vijoi me të njëtin stil metaforik këtë herë shumë të gjatë: “Sërish një telefonatë më solli në vëmendje një person që në fakt po bën gjithçka që të këtë sërish vëmendje! Unë e mirëkuptoj këdo, që për një arsye apo një tjetër, ndihet si personazhi në romanin e Agollit ‘Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo’, e mirëkuptoj dhe më shumë kur Zylo është një shoqe! Kur malin e Dajtit e ngjit me teleferik sigurisht është më lehtë, më bukur dhe shumë më emocionuese se sa ta zbresësh në këmbë Prandaj, ju miq, mos më kërkoni t’i them gjyshes të ngrejë padi penale për dike që ka shkruar kaq dobët! Deri tani, në jetë gjerat i kam fituar me forcat e mia, malet e sakrificave kam zgjedhur ti kaloj në këmbë, mbështetur vetëm mbi merita, dashtë Zoti,  kjo gjë të mos ndryshoje kurrë, do ndihesha shume keq për veten! Nuk e di si mund të ndihet dikush që gjërat ja kanë shtruar me petale, ndoshta, nuk mundet as të më kuptoje dhe për ketë, si ve dot faj! Unë s’dua të komentoj komentet e askujt, por familjes time si kanë pëlqyer kurrë përgojimet, ndaj s’jam i aftë fatkëqësisht të të krahasoj me askënd, as me ata të cilët me krahasove ti, pasi unë, kur shoh ngjashmëri midis njerëzve dhe ti ke shumë me ata që përmende, zgjedh ti drejtohem gjithsecilit në emër, në respekt të personalitetit! Elisa, unë e mirëpres çdo veprim tëndin, nga Rëforma në Drejtësi  për te cilën të kujtoj që në mënyrë konsensuale i duhen miratuar dhe 7 ligjet e funksionalitetit, kam frikë vetëm për diçka! Dikur, në fëmijëri, me shokët kam vjedhur disa kumbulla në kopshtin e xha Fadilit, moshën e kam pasur 10 vjeç. Ligji thotë se nuk mbaj përgjegjësi as për krim e as për kundravajtje penale, por  asokohe u dënova me një kove ujë nga nënë Qanija, që ka qënë partizane ajo, patriote, nga ato që të jepnin ujë në bisht të lugës! Me kaq dhe me të gjitha ato që kam mësuar në Fakultetin e Drejtesisë, të drejtën për studim  në të cilin e fitova bindshëm, falë zotësive të mia, pa përkrahjen e asnjë miku aq me tepër të ndonjë fondacioni, jam i gatshëm të shkoj para çdo trupi gjykues! Në Tiranë, Fier apo dhe Strasburg vetëm në Hage jo! Atje kam frikë, mora vesh që kishin shpallur Milloshevicin të pafajshëm dhe s’jam i sigurt në ja dal dot dhe unë si ai! Jam i bindur që dhe ti je kaq disponibel para çdo trupe gjykuese!!! Duke të të uruar punë të mbarë në konkursin e talenteve, dua të të drejtohem dhe si këshilltare e dalë nga aleanca të cilen mbështeta dhe për të cilën punova me mish e me shpirt unë dhe mijëra të rinj! Në Rrugën “Mujo Ulqinaku” është një pusete pa kapak, kalimtareve, atyre që në  patriotizëm i është kthyer çdo sakrificë për të përmirësuar këtë vend i është bërë një makth. Kur kalon me makinë të tipit të fundit dhe sidomos kur nuk të dhimbset se se ke blerë me para djerse, as nuk e vë re fare, prandaj, të lutem bëj diçka që lidhet me punën tënde, do të ta dija për nder! Të uroj shëndet e drejtësi!”

Article Logic
Execution time: 0.0045621395111084