INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Theresa May: Të gatshëm të përdorim armët bërthamore kundër Rusisë nëse është nevoja

Theresa May: Të gatshëm të përdorim armët bërthamore kundër Rusisë nëse është nevoja

Publikuar më: 10:59 29-07-2016

Kryeministrja britanike, Theresa May tha sot në Bratisllavë se ajo është e përgatitur për të përdorur armë bërthamore nëse është e nevojshme për ta frenuar Rusinë.

Gazetari sllovak i televizionit TV3 e ka pyetur atë në lidhje me debatin në Parlamentin britanik javën e kaluar për potencialin bërthamor të vendit ku ishte ngritur pyetja se nëse Theresa May është gati për të përdorur këto armë kundër Rusisë.

“Javën e kaluar u mbajt një votim vendimtar në parlamentin Britanik, për vazhdimin e programit tonë bërthamor. Gjatë debatit më është bërë pyetja nëse unë jam e përgatitur për të përdorur armë bërthamore për ta frenuar Rusinë. Dhe përgjigja ime ishte se po”, tha May,sipas Kurir.

Parlamenti i Britanisë së Madhe ka votuar për modernizimin e mburojës bërthamore të vendit.

Sipas programit “Trident”, programi më i shtrenjtë i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, parashikon ndërtimin e katër nëndetëse që mund të bartin mbushje bërthamore dhe termobërthamore.

Projekti i modernizimit parashikon nëndetëse zëvendësim “Vanguard” nëndetëse të reja të tipit “Suksesor” nga viti 2030.

Article Logic
Execution time: 0.0035998821258545