INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha, jemi zhytyr në krizë ekonomike[FOTO]

Basha, jemi zhytyr në krizë ekonomike[FOTO]

Publikuar më: 11:06 29-07-2016

Ekonomia është zhytur edhe më shumë në krizë, konsumi ka rënë, prodhimi në vend ka rënë. Ky është konstatimi i Kreu i PD Lulzim Basha, i cili ka publikuar dhe të dhënat më të fundit zyrtare për 6 mujorin e parë të këtij viti.  
Ai ka prezantuar dhe argument për këtë situatë: “Defiçiti tregtar rezulton të jetë 14.4% më i lartë sesa në qershor 2015. Eksportet 6.4% më të ulëta se një vit më parë.
Importet në qershor 2016, rezultojne 1.6% me të ulëta krahasuar me muajin paraardhës. Ndërsa në nivel 6-mujor, rezulton se eksportet janë 7.8% më të ulëta sesa eksportet janar-qershor 2015".

Për Bashës këto janë të dhënat që tregojnë luftën e biznesit për të prodhuar, për të ekzistuar madje, nën tutelën armiqësore e të dhunshme të një qeverie që vetëm rrit taksat, shton gjobat, ngre çmimet e energjisë dhe naftës dhe nuk kryen asnjë punë, asnjë shërbim. Kreu i PD ka shtuar se taksat e larta, korrupsioni dhe armiqesia ndaj punës dhe prodhimit, mungesa e besimit i kanë marrë frymën biznesit, duke e detyruar atë të mbyllet, ose të shkurtojë vendet e punës, duke sjellë këto rezultate.
Edhe fuqia blerëse sqaron Basha është në kuotat më të ulëta historike, për shkak të varfërisë, papunësisë e mungesës së të ardhurave. Kjo theksoi ai është vepra e vërtetë e keqqeverisjes së Edi Ramës prandaj rreket me çdo çmim ta heqe debatin nga hallet e vërteta të njerëzve me llomotitjet e konfliktit politik.

Article Logic
Execution time: 0.0036959648132324