INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Batuta e Ramës që “turpëroi” Vasilika Hysin [VIDEO]

Publikuar më: 11:11 29-07-2016

Në festën e mbajtur mbrëmë në Pallatin e Brigadave, për të festuar miratimin me unanimitet të reformës në drejtësi, nuk kanë munguar edhe batutat e Kryeministrit Rama. Në kohën kur deputetja dhe anëtarja e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Vasilika Hysi ishte duke falënderuar ekspertët e huaj EURALIUS dhe OPDAT ,për punën dhe kontributin e tyre, Rama ia ndërpreu fjalën për të thënë:

“Desha të ju them një detaj, që kur bënim mbledhje grupi, Vasilika vinte si përgjumësh. Dhe unë i thosha: Vasilikë ça ke? Më shkatërruan, thoshte, Xhoni me Rajnerin gjithë natën…”

Ndonëse Hysi u përpoq ta kalonte këtë moment, të pranishmit kishin shpërthyer në të qeshura.
“Ka qenë përvoja më e bukur ….” –tha ajo pas fjalës së Kryesministrit.
“Kemi fituar shumë nga qetësia e Xhonit dhe këmbëngulja e Rajnerit. Shumë faleminderit të dyve, pavarësisht se Rajneri dhe Aurela nuk janë këtu por…”
Edhe sikur të mos mjaftonte kjo Rama tentoi sërish ta vinte në siklet deputeten duke e pyetur në mënyrë ironike a ka qenë dhe Aurela apo jo.

Article Logic
Execution time: 0.003593921661377