INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Braçe paralajmëron shkundje të administratës në bashkitë që janë drejtuar nga opozita

Braçe paralajmëron shkundje të administratës në bashkitë që janë drejtuar nga opozita

Publikuar më: 16:24 09-07-2019

Largime të shumta nga administrata ka paralajmëruar zv.kryeministri, Erion Braçe në një mbledhje të Komisionit të Ligjeve mbi sjelljen dhe veprimtarinë e administratës shtetërore gjatë zgjedhjeve të 30 qershorit. Në këtë seancë dëgjimore ai paralajmëroi marrjen e masave ndëshkuese ndaj të gjithë punonjësve të administratës publike të cilët u përfshinë në akte të dhunshme gjatë fushatës zgjedhore, sidomos ata që dhunuan KZAZ-të.

“Janë marrë masat për nisjen e procesit disiplinor deri në largim nga administrata publike të nëpunësve që u përfshinë në akte të dhunshme gjatë fushatës zgjedhore”, tha numri dy i qeverisë.
Braçe tha se task-forca e ngritur posaçërisht për zgjedhjet e 30 qershorit ka monitoruar përdorimin e burimeve njerëzore, financiare apo logjistike të administratës gjatë procesit zgjedhor.
“Gjatë orarit zyrtar të punës është e ndaluar pjesëmarrja në veprimtari politike, në fushatë zgjedhore ose parti politike. U monitorua po ashtu veprimtaria e nxënësve gjatë orarit mësimor dhe nuk rezultoi asnjë rast i përfshirjes së tyre në fushatë elektorale. Jemi në fazën e mbledhjes së të dhënave për hartimin e raportit përfundimtar i cili do të përfshijë gjithë periudhën zgjedhore. Mirëpresim raportimin e rasteve kur këta nëpunës të administratës civile janë përfshirë në akte gjatë procesit të administrimit zgjedhor të ndaluara nga ligji dhe pa asnjë diskutim do t’i largojmë nga shërbimi civil”, tha Braçe.

Article Logic
Execution time: 0.0038211345672607