INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Largimet partiake nga puna, kosto sa për ndërtimin e 20 shkollave’

‘Largimet partiake nga puna, kosto sa për ndërtimin e 20 shkollave’

Publikuar më: 14:16 04-04-2019

Petrit Vasili, ish-deputeti i LSI, ka akuzuar qeverinë se në 5 vite ka paguar 102 milionë euro vetëm për largimet partriake nga puna. Në një deklaratë për mediat, nga selia e LSI, Vasili tha se vetëm në vitin 2018 gjatë periudhës dhjetor-janar, janë shpenzuar 13.8 milionë dollarë. 

“Vetëm për largime të padrejta, partiake, pa rregull, pa ligj, shteti shqiptar detyrohet të paguajë vetëm në 5 vite, 102 milionë euro. Këto para që janë as më shumë e as më pak se sa 3 spitale të reja, janë minimumi 20 shkolla të reja. Shkojnë pikërisht për kapriçot e pushtetit dhe për të ndërtuar një administratë të korruptuar, të paaftë, ineficente dhe armike të qytetarit. Vetëm në vitin 2018, nga janari deri në dhjetor janë shpenzuar 13.8 milionë dollarë. Pra afër 14 milionë dollarë kemi paguar në vitin që lamë pas vetëm për heqjet e vëniet e Rilindjes për të vënë militantët e saj në funksion të timonit dhe tepsisë së një kryeministri të çartur plotësisht, i cili nuk ka asgjë në mendje veçse rrëmbim pushteti dhe vendosje njerëzish të korruptuar”, tha ai.

Vasili tha më tej se të gjitha paratë e investuara nga BE për konsolidimin e administratës publike janë shpërdoruar nga ana e qeverisë.

Article Logic
Execution time: 0.0038301944732666