INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Përpjekjet e Shqipërisë për raporte tregëtare me të huajt në nivele shumë të dobëta

Përpjekjet e Shqipërisë për raporte tregëtare me të huajt në nivele shumë të dobëta

Publikuar më: 14:04 04-04-2019

Pjesa më e madhe e vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë përmirësuar lidhjen e ekonomive të tyre me pjesën tjetër e botës. Po në Shqipëri kjo nuk po ndodh.

Banka Botërore në raportin rajonal referon se indeksi i Lidhshmërisë 2018 i cili rendit vendet duke filluar nga numri 1 për integrimi më i lartë në atë 113 për integrim të ulët tregon se Serbia aktualisht renditet e para në Rajon për lidhjet më të forta ekonomike me pjesën tjetër të botës, duke marrë 82 pikë, ndërsa Shqipëria mori 75 pikë duke u renditur më e dobëta në rajon. Në përgjithësi, shtetet e Ballkanit Perëndimor renditen në nivel mesatar në rang global për lidhjet ekonomike me pjesën tjetër të botës, por disa herë më e ulët nëse krahasohet me mesataren Europiane dhe Azinë Qendrore. Banka Botërore sugjeron se, në lidhje me tregtinë, përveç përmirësimit të infrastrukturës fizike dhe përafrimit të tarifave, Ballkani Perëndimor duhet të reduktojë barrierat dhe të përmirësojë tregtinë ndërkufitare. Për lëvizshmërinë, opsionet e politikave janë njohja reciproke e kualifikimeve akademike dhe reformat për të ndërtuar kapitalin njerëzor. Për lidhjen digjitale, prioritetet janë eliminimi të tarifave të roamingut rajonal. E në fakt një marrëveshje për këtë pikë është firmosur sot në Serbi. Nënshkrimi i marrëveshjes do të thotë se që prej datës 1 Korrik të vitit 2021, në secilin prej 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mund të flitet me koston e një telefonate lokale, dhe jo më me tarifat e çmendura të roaming.

Article Logic
Execution time: 0.0034220218658447