INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vasili i drejtohet ashpër Ramës: Rama nazist, fyeu popullin e Izraelit me fjalorin e tij

Vasili i drejtohet ashpër Ramës: Rama nazist, fyeu popullin e Izraelit me fjalorin e tij

Publikuar më: 20:16 08-02-2018

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka denoncuar publikisht kryeministrin Edi Rama për gjuhën e përdorur sot në Kuvendin e Shqipërisë, ku e quajti popullin hebre si çifutë.

Vasili në një konferencë për mediat tha se, Rama ashtu si nazistët në Luftën e II Botërore i quajti i etiketoi hebrenjtë si çifutë, një gjuhë fyese kjo për një popull mik.

Vasili: Një gjuhë të një naziskini të ri, i cili po me këtë gjuhë prej naziskini kërkon të qeverisë vendin, po me këtë gjuhë naziskini kërkon të ndërtojë raporte me opozitën shqiptare, po me këtë gjuhë kërkon të ndërtojë me SHBA duke votuar kundër. Po me këtë gjuhë naziskini i drejtohet popullit të respektuar, mik dhe vëlla të Izraelit. Hebrejtë kanë qenë miq të shqiptarëve.

Shqiptarët dhe hebrejtë i kanë zgjidhur këtë këto çështje me njëri -tjetrin. I vetmi që është jashtë kohës, në vendin dhe psikologjinë e gabuar, e në dëm të Shqipërisë por edhe të marrëdhënieve me Izraelin dhe SHBA, i vetmi njeri i shtrembër në këtë mes është Rama. Sot psikologjia prej naziskini duhet të jetë një shqetësim mbarëpopullor.

Article Logic
Execution time: 0.0037851333618164