INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Varfëria ulet këmbëkryq, 1/3 e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë

Varfëria ulet këmbëkryq, 1/3 e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë

Publikuar më: 13:03 03-04-2019

Niveli i varfërisë është shumë i lartë në Shqipëri. Në 2018, 1 në 3 persona ka rezultuar i varfër. Sipas një raporti të Bankës Botërore 35.2% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 5 dollarë në ditë. Gjithësesi vërehet një ulje e nivelit zyrtar të varfërisë në 2018 krahasuar me 2015. Të varfër në 2015 ka qënë afro 38% e popullsisë. Dhe kjo ulje besohet të ketë ardhur nga zhvillimet pozitive në prodhim dhe në tregun e punës gjatë viteve të fundit. Shkalla e papunësisë vitin e kaluar zbriti në 12.3% dhe në harkun e pesë viteve ka rënë me mbi 5 pikë përqindje. Megjithatë, pengesë për uljen e varfërisë është se mos rritja e pagave.

Sipas Instat, paga mesatare u rrit vetëm pas 5 vitesh në dhjetor të 2018.
Po e ardhmja duket disi më optimiste, se projeksionet e Bankës Botërore për vitet në vijim flasin se shkalla e varfërisë do të pësojë ulje me 33.5%.

Article Logic
Execution time: 0.0031139850616455