INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sërish me himn, Paloka mbyll protestën: Rama e ka vendin në burg

Sërish me himn, Paloka mbyll protestën: Rama e ka vendin në burg

Publikuar më: 13:14 03-04-2019

Protesta e opozitës është mbyllur në selinë e PD-së, nga nënkryetari i kësaj partie, Edi Paloka. Për të disatën herë protesta e PD-LSI është mbyllur duke u kënduar himni kombëtar.

Gjatë fjalës së tij Paloka deklaroi se vendi i Edi Ramës dhe i deputetëve të tij është në burg dhe jo në parlament.

“Ne mund të jemi një ditë me pak, e një ditë më shumë. Por ajo që nuk ndalet është urrejtja e madhe e shqiptarëve kundër kryeministrit.

Rama ik, Rama shporru, shqiptarët nuk të duan më.Shumë shpejt do ta shihni se si do të marrë vrapin dhe nuk do të dijë ku të ndalet nga udhëheqja qytetare”, tha Paloka.

Fillimisht opozita këtë të mërkurë e nisi protestën përpara parlamentit ku zhvillohej seanca plenare, ku nuk munguan edhe tensionet me policinë.

Më pas ata u zhvendosën drejt Piramidës ku dogjën disa pankarta, për ta përmbyllur ditën e 8 të protestës tek selia e PD-së.

Në protestën e sotme u vu re mungesa e kryedemokratit Basha, ndërsa ishin të rinjtë e forumit të PD-së ata që ishin më shumë prezentë të pajisur edhe me simbolika të caktuara, ku kërkonin largimin e Ramës.

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932