INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KLSH godet skemën e ndihmës ekonomike. ‘Jo efektive, nuk zbut varfërinë

KLSH godet skemën e ndihmës ekonomike. ‘Jo efektive, nuk zbut varfërinë

Publikuar më: 16:53 06-11-2018

Një tjetër goditje për skemën e ndihmës ekonomike, e cila është vënë në jetë nga shumica e majtë. Është KLSH ai që ka lëshuar kritika të forta mbi këtë skemë. Pas një auditi të KLSH arrihet në përfundimin se skema e Ndihmës Ekonomike nuk është efektive. Në raportin përfundimtar që është publikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit që është bërë në disa bashki. Në një njoftim zyrtar KLSH thekson se skema e ndihmës ekonomike nuk zbut varfërinë.

NJOFTIMI I KLSH
“Nga ky auditim, është konkluduar në mesazhin se : Në Shqipëri nuk ka një vlerë të miratuar nga qeveria të minimumit jetik dhe kufirit të varfërisë, mbi të cilën të bazohen politikat dhe studimet e përkujdesit social. Skema aktuale e Ndihmës Ekonomike, si instrument i MSHMS dhe institucioneve të varësisë për përkujdesjen sociale, nuk është efektive në zbutjen e varfërisë referuar numrit të familjeve që dalin nga skema për shkak të punësimit dhe përmirësimit të kushteve social-ekonomike të tyre. Ineficienca e sistemit elektronik lidhet me aplikimin e formulës së unifikuar të pikëzimit, e cila nuk është vlerësuar në bazë të kushteve koherente të familjeve në nevojë. Mbështetja e qeverisë me programin e Ndihmës Ekonomike do të ishte efektive nëse kontributi do të vlerësohej paralelisht me nivelin e përgjithshëm të çmimeve, me produktet e shportës së konsumit dhe me studime dinamike për riintegrimin e individëve në shoqëri”.

 

Article Logic
Execution time: 0.00372314453125