INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vapë apo shi? Ja çfarë rezervon moti për sot

Vapë apo shi? Ja çfarë rezervon moti për sot

Publikuar më: 10:11 20-06-2019

Jeni kurjozë se si do të jetë moti sot? Sinoptikanët kanë lajme interesante. Vendi do jetë nën “trysninë” e diellit dhe shiut. Mësohet se Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga periferia me presion të lartë atmosferik me qëndër kryesore të pozicionuar në Europën qëndrore e cila do të ifluencojë mot pjesërisht të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë.

Moti do të jetë kryesisht me diell përgjatë bregdetit. Ndërsa në zona malore do të ketë vranësira të pakta deri mesatare, nuk do të mungojnë rreshje shiu në formën e stuhive të izoluara.
Era do të jetë me drejtim Veriperëndim me shpejtësi 6 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 2 me lartësi vale 0,3–0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të mbeten kostante.

Temperaturat min dhe max:
-Zonat malore 17/28°C
-Zonat e ulëta 21/35°C
-Zonat bregdetare 22/34°C

Article Logic
Execution time: 0.003654956817627