INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza mos u mërzisni! Këngëtari simpatik shqiptar martohet në fshehtësi [FOTO]

Vajza mos u mërzisni! Këngëtari simpatik shqiptar martohet në fshehtësi [FOTO]

Publikuar më: 20:12 24-01-2018

Ai është një nga këngëtarët më të pashëm shqiptarë dhe shumë i preferuar nga femrat. Mirëpo shumë pak është ditur për jetën e tij sentimentale dhe pa dashur pa kuptuar, ai ka vendosur të martohet. Bëhet fjalë për këngëtarin Enis Bytyqi, i cili është pjesë e OnRecords dhe numëron disa këngë në repertorin e tij, ku më e fundit është “Sikur ajo”.

Siç njoftojnë mediat kosovare Enisi i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me partneren e tij Rina. Çifti kanë bërë një ceremoni private ditën e djeshme dhe kanë arritur të sigurohen vetëm pak foto. 

Ata janë të dy shumë elegantë dhe simpatikë. Rina shohim që ka veshur një fustan ngjyrë qumështi, deri te gjuri me një xhaketë të bardhë dhe këpucë me taka të holla.

martes.jpg

fok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038020610809326