INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza merrni shembull! Këto dy shoqe të ngushta ju tregojnë si të bëheni të pasura nga Instagrami [FOTO]

Vajza merrni shembull! Këto dy shoqe të ngushta ju tregojnë si të bëheni të pasura nga Instagrami [FOTO]

Publikuar më: 21:09 18-12-2017

Më shumë se 800 milion njerëz, janë përdorues aktiv të Instagram-it në mbarë botën, duke postuar vazhdimisht fotografi të tyre dhe të aktiviteve që bëjnë gjatë ditës.
Por, tashmë Instagram është një rrjet social që po përdoret jo vetëm nga individë por edhe kompani apo biznese, të cilët kërkojnë që të zhvillojnë imazhin e tyre. Një imazh, për të cilin ka shumë rëndësi sasia e ndjekësve dhe e like-ve apo pëlqimeve të marra.
Këtë mënyrë për të gjeneruar para e kanë përdorur dy shoqe të ngushta të cilat kanë treguar se me një ide fare të thjeshtë mund të bëjnë mijëra dollarë për vete.
Ato janë shoqe të ngushta dhe blogere për veshjet intime, e prezantimet e tyre i lënë pak vend imagjinatës. Tash Oakley dhe Devin Brugman kanë fituar mijëra dollarë nga llogaria e tyre në Instagram ‘Bikini A Day’, të cilën e kanë hapur prej vitit 2012.
Reklamimi i veshjeve intime për dy vajzat ka rezultuar realisht fitimprurëse, pasi tashmë për to ky lloj biznesi është kthyer në një profesion dhe ato edhe këshillojnë femrat e tjera se çfarë të veshin.
E mes tyre duket se nuk ka sekrete, pasi në videot dhe fotot që ato publikojnë janë thuajse gjithnjë bashkë.

abikiniaday.png

Article Logic
Execution time: 0.0041830539703369