INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vajza e Rudina Dembacaj paska ditëlindjen, ja se çfarë urimi special i ka bërë aktorja[VIDEO]

Vajza e Rudina Dembacaj paska ditëlindjen, ja se çfarë urimi special i ka bërë aktorja[VIDEO]

Publikuar më: 14:18 28-12-2017

Një nga të mirat më të mëdha që na ka dhuruar teknologjia në ditët tona është mundësia për të regjistruar momentet më të bukura që kalojmë në jetë.

Po ashtu një trend goxha i përhapur është edhe fakti se shpesh mamatë preferojnë të regjistrojnë video nga momentet e para kur bebet e tyre vijnë në jetë.

Po kur janë mama të famshme, çfarë mund të ndodhi?

Atëherë bebi i tyre do të bëhet i famshëm në gjithë rrjetet sociale si Instagram, Snapchati apo Facebook.

Një ide të tillë na e ka vërtetuar më së miri edhe mami Rudina Dembacaj, sepse vogëlushja Viktoria sot ka 1 vjetorin dhe pikërisht mami Rudina ka vendosur që të bëjë një urim publik në profilin e saj duke postuar një video të Viktoria-s në momentet e para që ajo ka ardhur në jetë.

Fantastike, vetëm ta mendosh se sa ide të larmishme kanë Vip-at e sotëm falë teknologjisë.

Article Logic
Execution time: 0.0038809776306152