INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Urdhri i parë i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit: Jo minifunde dhe streçe në punë...

Urdhri i parë i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit: Jo minifunde dhe streçe në punë...

Publikuar më: 21:58 08-02-2018

Vetëm tre ditë pas marrjes së detyrës së re, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka nxjerrë urdhrin e parë të tij.

Ai thekson se punonjësit e policisë janë të detyruar të paraqiten në punë dhe të zbatojnë orarin zyrtar të punës. Ndërsa për punonjësit civilë apo për ato punonjës policie që nuk e kanë të detyrueshme veshjen e uniformës, përcaktohet një kod veshje serioze, sidomos për femrat, jo me minifund apo veshje provokuese.

“Të jetë serioze dhe në përshtatje me hierarkinë. Për drejtorët veshja duhet të jetë me kostum dhe këmishë. Për punonjësit e tjerë meshkuj paraqitja duhet të jetë me pantallona, këmishë serioze. Veshja për nëpunëset femra duhet të jetë serioze, jo me funde të shkurtra apo këmishë e bluzë dekolte, pa nuanca të theksuara ngjyrash, taka të larta dhe xhinse në formë streçe, tuta apo veshje të tejdukshme”.

Article Logic
Execution time: 0.0020148754119873