INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Urdhri i Financave për institucionet publike, s’ka rroga pa paguar sigurimet

Urdhri i Financave për institucionet publike, s’ka rroga pa paguar sigurimet

Publikuar më: 14:39 29-01-2018

Prej vitesh institucionet publike i bëjnë "bisht" pagimit të siguracioneve të punonjësve. Shumë nga ta janë konstatuar edhe nga Këshilli i Lartë i Shtetit që i paguajnë me vonesë detyrimet e në këto kushte Ministria e Financave ka marrë një masë të fortë. Sipas saj dikastereve publike që nuk paguajnë në mënyrë të rregullt detyrimet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve, strukturat përgjegjëse në degët e thesarit nuk do të autorizojnë pagesën e rrogës në muajin pasardhës. Pra për punonjësit nuk do të ketë paga nëse drejtoritë e tyre të financave nuk derdhin në kohë sigurimet.

Ndaj Ministria e Financave, tashmë me implementimin e sistemit të ri informatik tatimor dhe me mbylljen e llogarive bankare në emër të drejtorive rajonale tatimore çdo ditë do të kërkojë që të sigurohet dërgimi i arkëtimeve të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore nga institucionet publike.
Pagesa e sigurimeve shoqërore nga institucionet shtetërore u bë alarmante së fundmi, pasi dhe tatimet publikuan një listë debitorësh me administrim publik që nuk paguanin. 63 institucione dhe ente publike, më së shumti bashki dhe 20 ndërmarrje ujësjellësi janë debitorë aktualisht për shkak se nuk kanë paguar detyrimet e sigurimeve shoqërore. Sipas të dhënave zyrtare nga Tatimet, 10.8 miliardë lekë nga totali i detyrimeve ose 77% totalit është krijuar nga viti 2014-2016.

Article Logic
Execution time: 0.0036501884460449