INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upsss! U largua nga Ermali për një televizion italian, zbulohet spektakli shqiptar ku do e shohim Kejvinën dhe s’ka lidhje me Italinë! [FOTO]

Upsss! U largua nga Ermali për një televizion italian, zbulohet spektakli shqiptar ku do e shohim Kejvinën dhe s’ka lidhje me Italinë! [FOTO]

Publikuar më: 10:49 06-06-2019

Kejvina Kthella është kthyer në një nga vajzat më të komentuara dhe çdo e re rreth modeles përbën interes për publikun. Gjithashtu velina është shumë aktive në Instagram ku publikon foto ku ajo shihet e kuruar deri në detaj duke tërhequr vëmëndjen e të gjithëve.

Para pak javësh, Kejvina u largua nga emisioni në të cilin u bë e njohur për publikun shqiptar. Megjithëse nuk dha shumë detaje për punën e re, drejtuesi i emisionit, Ermal Mamaqi tha se së shpejti Kejvinën, do të keni mundësi ta ndiqni në një prej kanaleve më të fuqishëm italianë, por siç duket nuk do të ndodhë kështu.

Burime për “News31.al” bëjnë me dije se ajo do të jetë pjesë e spektaklit Dance With Me këtë vit dhe do të kërcejë së bashku me ish deputeti Eduart Ndocaj i njohur ndryshe si “kaubojsi”.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, Kejvina ka lidhje familjare me ish deputetin “kaubojs”, Eduard Ndocaj, pasi ky i fundit është kushëri i tretë me babain e modeles.

DKT.png

Article Logic
Execution time: 0.0037109851837158