INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E tmerrshme! E akuzuan për dhunë seksuale, dalin pamjet tronditëse të Neymar dhe modeles së njohur [VIDEO]

E tmerrshme! E akuzuan për dhunë seksuale, dalin pamjet tronditëse të Neymar dhe modeles së njohur [VIDEO]

Publikuar më: 10:28 06-06-2019

Një periudhë shumë e vështirë për Neymar! Pas dëmtimit që pësoi mbrëmjen e kaluar, detaje të reja kanë dalë në dritë nga çështja e përdhunimit për të cilën akuzohet sulmuesi i njohur. Televizioni brazilian, “Record TV”, ka paraqitur ditën e djeshme disa pamje, të cilat gjenden edhe në dosjen e hetimit të policisë, ku Nejmar shfaqet bashkë në dhomë me modelen Najila Trindade.

Në video, të dy shfaqen në një moment të saj teksa debatojnë, madje fillojnë edhe të godasin njëri-tjetrin me shpulla, apo mjete rrethanore aty pranë.

Për këtë video, ishte edhe babai i lojtarit, që telefonoi në televizion teksa transmetohej video, dhe u shpreh: “Mendoj se nuk kam pse të mbroj djalin tim për ndonjë gjë. Imazhet flasin vetë dhe është e qartë në video. Këto pamje do provojnë se Neymari është ai që u sulmua. Ajo e provokoi me një sulm”.

Article Logic
Execution time: 0.0041060447692871