INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION TECH MED+ SPORTS VIDEOS
Search
Ermal Mamaqi zbulon të dashurin e Belinda Dragotit, por qenka histori e komplikuar prej Kejvinës! [FOTO]

Ermal Mamaqi zbulon të dashurin e Belinda Dragotit, por qenka histori e komplikuar prej Kejvinës! [FOTO]

Publikuar më: 10:11 30-05-2019

Pas largimit të Kejvina Kthellës nga emisioni i Ermal Mamaqit, u prezantua velina e re, modelja Belinda Dragoti. Kjo e fundit tërhoqi vëmendjen që në daljen e saj të parë me tiparet e saj dhe trupin në formë. Belinda nuk është një emër i panjohur për publikun pasi ka konkurruar në disa kompeticione bukurie ku në \"Miss Universe Albania\" ishte një ndër finalistet.

Së fundmi, moderatori i njohur Ermal Mamaqi ka publikuar një foto në 'Instastory' ku shihet Belinda përkrah një djali për të cilin shkroi: “Zbulohet i dashuri i Belinda Dragotit”.

\"dsakt.png\"

 

Kjo është një shaka nga ana e moderaratorit pasi djali në foto është pjesë e emisionit të Ermalit dhe për të vazhduar shakanë, ai ka publikuar një tjetër foto të djalit, Belindës dhe Kejvinës bashkëngjitur së cilës shkroi: “Histori e komplikuar domethënë”.

 \"olat.png\"