INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ermal Mamaqi i bën dedikim Amit, do të shkriheni së qeshuri: Ma hëngre kosin... [FOTO]

Ermal Mamaqi i bën dedikim Amit, do të shkriheni së qeshuri: Ma hëngre kosin... [FOTO]

Publikuar më: 10:37 05-06-2019

Ermal Mamaqi është një nga moderatorët dhe aktorët e humorit më të suksesshëm në Shqipëri dhe jashtë saj.

Filmi i tij i fundit “2 Gisht Mjaltë” në bashkëpunim me këngëtaren e njohur Elvana Gjata, kanë arritur një sukses mjaft të madh jo vetëm në Shqipëri por edhe në shtete të ndryshme duke na bërë të ndihemi krenarë për ta.

Ermali është shumë aktiv në rrjetet e tij sociale, ku na bën të qeshim të gjithëve me videot e tij gazmore, por poston edhe foto dhe video familjare ku duken një familje e mrekullueshme dhe e lumtur.

Së fundmi, ai ka postuar një foto në llogarinë e tij të Instagramit, ku shihet së bashku me bashkëshorten e tij Amardën, i cili i ka shprehur dashurinë në mënyrën më të çuditshme duke i bërë të gjithë të qeshin me atë shaka.

“Edhe pse ma hëngre kosin e frutave që kisha 2 ditë që e ruaja në frigo për ta ngrënë sot, unë prapë të dua”- ka shkruar Mamaqi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036790370941162