INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
E ''kryqëzuan'' se ai dhe Elvana shpifën dhe u shtirën për pjesëmarrjen në Kanë, reagon ashpër Ermal Mamaqi: Ç’të keqe ka…[FOTO]

E ''kryqëzuan'' se ai dhe Elvana shpifën dhe u shtirën për pjesëmarrjen në Kanë, reagon ashpër Ermal Mamaqi: Ç’të keqe ka…[FOTO]

Publikuar më: 21:49 25-05-2019

Prej disa ditësh, moderatorin e njohur Ermal Mamaqin dhe Elvana Gjatën i kemi parë të marrin pjesë në Festivalin e Filmit në Kanë dhe në shumë media e portale online është shkruar për ta. Jo vetëm për faktin që ishin në Kanë, por kanë ironizuar se ata po gënjejnë ngaqe s’janë nominuar për asnjë çmim. E lidhur me këto, ka folur Ermali mbrëmjen e sotme në emisionin e tij.

“Para pak ditësh isha në Festivalin e Kanës për të parë ça bëhet andej. Duke qenë se kam dhe një film në duar ishte rasti më i mirë për të njohur njerëz të kësaj fushe, për të reklamuar dhe për të shitur filmin se për këtë shkohet atje, është një treg ndërkombëtar ku njerëzit shesin dhe blejnë filma. Mirëpo kur u ktheva pashë që këtu në Shqipërinë time të dashur, vendi ku unë punoj, jetoj investoj, prodhoj, krijoj, disa gazetarë më kishin kryqëzuar me pretendimin që unë po mashtroj njerëzimin. Shkruanin: ‘Ermali dhe Elvana po shpifin’. Të nderuar gazetarë, dashamirës dhe zemërbardhë, nuk kam pretenduar ndonjëherë që unë isha konkurrent në Festivalin e Kanës sepse po të isha do e kishin marrë vesh të gjithë. Isha thjesht për të shitur filmin dhe mora edhe një biletë për të marrë një nga filmat që ishin konkurrent. Qetësohuni mo qetësohuni. Në një postim kisha shkruar: Shpresojmë të marrim ndonjë çmim në Festivalin e Kanës. E para, çfarë të keqe ka të shpresojmë të marrim ndonjë çmim në Festivalin e Kanës? Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është ta krijosh atë. Ne sapo i dhamë një sinjal universit që një ditë të marrim një çmim në Festivalin e Kanës. Dhe e dyta, meqë unë e kam thënë këtë, mendjet e ndritura gazetareske duhet ta kuptonin që kjo ishte një shaka, se jam komedian dhe komedianët bëjnë shaka, prandaj quhen komedian. Dhe po, atë rrëzimin e bëra vetë”, u shpreh Ermali.

nmke.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038340091705322