INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Upsss! Jonida Maliqi vendoset në siklet, i nxjerrin foton e Romeos në emision, shihni si reagon ajo! [VIDEO]

Upsss! Jonida Maliqi vendoset në siklet, i nxjerrin foton e Romeos në emision, shihni si reagon ajo! [VIDEO]

Publikuar më: 17:08 23-02-2020

Këngëtarja Jonida Maliqi e ftuar në emisionin “Klanifornia” është vënë përballë një zgjedhjeje të vështirë.

Gjatë rubrikës “Martohu, plagos, vritt” është shfaqur në ekran fotoja e aktorit Romeo Veshaj, me të cilin Jonida ka qënë në një lidhje por megjithatë këngëtarja nuk ka preferuar që ta komentojë.

Marina Vjollca: Jemi në hapësirën që ti do të zgjedhësh, martohu-plagos-vrit ndërmjet këtyre personazheve; Ardi Asllani, Romeo dhe Thoma Gëllçi drejtor i përgjithshëm i TVSH.

Jonida Maliqi: E nisim me Thoma Gëllçin. Në jetë nuk vras dot edhe një mizë se më vjen keq, por për ta plagosur do ta plagosja. Për një fakt që duhet ta them, nuk kam patur shumë mbështetje për Eurovisionin. Ndoshta gjithçka e kam bërë vetë. Unë kam përjetuar momentet më të bukura të miat në karrierë.

Marina Vjollca: Dëgjo, të jap mundësinë të provosh sfidën. Doni përgjigje apo doni sfidë?

Jonida Maliqi: Sfidën. Nuk do doja të komentoja.

Kujtojmë që Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj ishin në një lidhje, që përfundoi menjëherë pasi në rrjet u publikua një video ku shihej Jonida teksa i fërkonte të pasmet Flori Mumajesit. Të dy e pranuan ndarjen dhe deklaruan se janë singëll.

Article Logic
Execution time: 0.0022690296173096